MENU
klinika

Punimet

Drenova me rrjet të ri kanalizimesh

22.09.2018 - 09:59

Prej kohësh Drenova ka mbetur në mëshirën e kushteve atmosferike dhe mungesën e theksuar të investimeve , qofshin këto në planin urbanistik apo investimeve strategjike.

Edhe pse një nga qendrat më të rëndësishme të kulturës dhe historisë korçare, prej vitesh në këtë zonë kanë mbizotëruar problematikat sociale e jo vetëm. Kohët e fundit është bërë problem amortizimi i rrjetit të kanalizimeve të ujrave të zeza.

Megjithatë Bashkia Korçë dhe Ujësjellës Kanalizime Korçë , kanë reaguar duke filluar punimet për përmirësimin e situatës.

Është parashikuar për këtë zonë një plan madhor investimesh që do të startojnë me ndërhyrjen në rrjetin ujësjellës , në të cilin prej afro 10 vitesh nuk ka pasur ndërhyrje , si edhe në rrjetin e kanalizimeve të ujrave të zeza . Më pas projekti parashikon edhe zgjerimin e rrjetit ujësjellës në të gjitha familjet, i cili ka qenë problematik vitet e fundit.

Me rëndësi paraqitet edhe projekti i prezantuar nga TAP i cili synon investimet në aksin rrugor që do të lidhë Drenovën me Korçën . E gjithë faza e parë e zëvendësimit të tubacioneve të vjetra me ato të reja pritet të përfundojë brenda këtij viti, ndërsa faza e dyte do te zhvillojë punimet në fillim të 2019-tës.

Për kreun e Bashkisë Korçë ky është një investim I rëndësishëm jo vetëm për zonën e Drenovës, por edhe për qytetin pasi cdo vit qindra turistë zgjedhij të vizitojnë Drenovën.

Kohët e fundit nga Ministria e Kulturës është bërë më dije se kjo zonë do të përfshihet në projektin për 100 fshtrat ku investimet me qëllim turizmin do të kenë përparësi ,andaj lind nevoja dhe domosdoshmëria që Drenovës t’I kthehet lavdia e munguar prej vitesh.

L.S

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Transporti urban në Korçë

Brenda vitit nis puna për terminalin e ri