Një aksident i rëndë automobilistik ndodhi këtë të enjte në Shkodër. Si rrjedhojë, 3 persona janë plagosur dhe 1 ka ndërruar jetë.
Ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës Marije Leka.
Marije Leka është dërguar në gjendje të rëndë në spital, ndërsa nuk ka mundur t’ju mbijetojë plagëve të marra në këtë aksident.
Njofimi i policisë:
Shkodër/ Informacion Paraprak
Më datë 05.12.2019, ora 17:50, në aksin rrugor Shkodër-Koplik në vendin e quajtur fshati Shtoj Vjetër, janë përplasur, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin S. P. 63 vjeç, dhe pasagjere K. P. 56 vjeçe, banues në L. 3 Heronjtë, me mjetin tip “Kamion” me drejtues shtetasin me P. L. 21 vjeç, dhe pasagjere M. L. 63 vjeçe, banues në L. Guerrile, Shkodër
Për pasojë janë demtuar të 4 shtetasit dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër.
Po kryhen veprimet me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.