Këshilli Bashkiak i Lezhës miratoi pagesën e plotë të qirasë për familjet e dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor.
Pagesa do bëhet në bazë të vlerës së tregut.
Këshilli Bashkiak i Lezhës vendosi:
-Përfitojnë pagesën e plotë të qirasë për një periudhë 1-vjeçare, sipas vlerës së tregut të lirë, të gjitha familjet, banesat e të cilave janë dëmtuar si rezultat i tërmetit të datës 26.11.2019 dhe nga akt konstatimet e hartuara nga grupet e inxhinierëve të inspektimit është arritur në konkluzionet për evakuimin e tyre nga këto banesa;
-Vlera e pagesës së qirasë mujore është në masën 100% të vlerës së qirasë, sipas përcaktimit të bërë në pikën 3 të këtij vendimi.
-Vlera e pagesës së apartamentit është sipas vlerës së qirasë së tregut të lirë sipas strukturave përkatëse të apartamenteve:
1.Qiraja për strukturën e apartamentit për 1+1 është 10.000 lekë;
2.Qiraja për strukturën e apartamentit për 2+1 është 14.000 lekë;
3.Qiraja për strukturën e apartamentit për 3+1 është 18.000 lekë.
-Familjet që aplikojnë për përfitimin e pagesës së qirasë sipas këtij vendimi duhet të depozitojnë pranë Zyrës së një ndalesë në Bashkinë e Lezhës, dokumentacionin:
1.Formularin e aplikimit, i cili gjendet pranë Bashkisë Lezhë sipas formatit të bashkëlidhur të këtij vendimi;
2.Akti i konstatimit të gjendjes fizike të objektit.