MENU
klinika

Aksident

E rëndë në Peqin, humb jetën një 5-vjeçar

10.12.2019 - 09:46

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku për pasojë një 5-vjeçar ka humbur jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Karinë, në dalje të Peqinit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti tip “Fiat” me drejtuesen shtetasen K.L., 51 vjeçe, banuese në Peqin është përplasur me mjetin “Wolkswagen”, me drejtues shtetasin H.S., 67 vjeç, banues në Elbasan.

Si pasojë e aksidentit është plagosur pasagjeri i mjetit tip “Fiat”, shtetasi i mitur L.S, 5 vjeç, banues në Peqin, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Sekuestron telefonat e dy punonjësve të prokurimeve

BKH fut në skaner zyrtarët e Bashkinë së Elbasanit

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan