MENU
klinika

“Babalja”

Prokuroria jep pretencën, pezullon Salianjin nga politika

10.12.2019 - 14:42

 

 Prokuroria kërkoi sot dënimin me 3.6 vite burg për Albert Veliun, i njohur ndryshe si Babalja, 3 vite për Fredi Alizotin, 1.6 vite burg për ish deputetin Ervin Salianji dhe 1 vit për gazetarin Jetmir Olldashi. 

Për ish deputetin Salianji dhe gazetarin Olldashin u kërkua pezullimi i dënimit me burg dhe shlyerje e dënimit me 3 vite shërbim prove,

Prokurori i çështjes, Kol Hysenaj ka kërkuar dënimin me 3 vite e 6 muaj burg për Albert Veliun, i cili akuzohet për ‘Kallëzim i rremë’ dhe ‘kalim të paligjshëm të kufirit’, ndërsa për Fredi Alizotit, 3 vite burg. Ndërkohë për gazetarin Jetmir Olldashin vit burg, dënim ky që të zëvendësohet me 200 orë pune publike të detyruara.

Seanca gjyqësore ka nisur në mungesë të prezencës të të pandehurve. Mësohet se gjatë fjalës së tij prokurori Hysenaj pohoi se rezultoi e provuar se këta persona kanë bërë kallëzim të rremë të kryer në bashkëpunim, ndërsa kërkoi shpalljen e tyre të fajshëm.

Sipas organit të akuzës, regjistrimet e publikuara, ku flitej për pazare droge, nuk janë origjinale.

“Nuk janë origjinale regjistrimet e publikuara. Në bisedën e 2 dëgjohet një zë i një burri të dytë. Kampioni i zërit të emërtuar ‘Agroni’ është i një cilësie të dobët. Ky zë nuk është i Agron Xhafajt. Salianji ka bërë kontaktin mes Albert Veliut dhe Jetmir Olldashit.”, mësohet të ketë thënë prokurori i çështjes.

Çështja e njohur si “Babale” u bë një temë e nxehtë e politikës shqiptare, duke e bërë situatën më të polarizuar, pasi opozita pretendonte se ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj kishte mbrojtur vëllanë e tij, Agron Xhafaj, të dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg në Itali.

Pasi u publikua audio-përgjimi, Agron Xhafaj u dorëzua tek autoritetet italiane dhe është në qeli, ndërsa Prokuroria nisi paralelisht një hetim.

Opozita tha se këto hetime bëhen për të mbrojtur trafikantët e drogës dhe për të kërcënuar ata që kanë kurajon të denoncojnë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sa vite burg rrezikojnë të akuzuarit

Sot pretenca për dosjen “Babale”