Greqia vijon të qëndrojë në krah të popullit shqiptar, në këto momente dramatike, pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit.
Mediet fqinje raportojnë se Kryqi i Ku Grek ka sjellë sot në Tiranë më shumë se 200 tonë ndihma për të prekurit nga tërmeti.
Drejtori i sektorit të Janinës, Konstandinos Dakalecis, në një takim në Tiranë, ka dorëzuar dhe listën e produkteve te zv/ministrja e Brendshme e Shqipërisë, Rovena Voda.
Siç raportojnë mediet greke, ndihma u transportua në dy faza, 28-29 nëntor dhe 5-6 dhjetor.
Si mbledhja e produkteve, ashtu edhe transporti në Shqipëri, u realizua vetëm me vullnetarë të Kryqit të Kuq Grek dhe kontributin e kompanive greke të transportit, ndërsa ndihmat janë mbledhur nga i gjithë populli grek.