Është arrestuar nga forcat RENEA, Enrik Lluka në Gjirokastër.
Aksioni është finalizuar mëngjesin e sotëm, ku RENEA dhe policia e Gjirokastrës kanë rrethuar banesën e Enrik Llukas në afërsi të Urës së Subashit dhe më pas kanë bërë edhe arrestimin e tij.
Ngjarja per te cilen ai akuzohet nga ndodhur në mars të 2016, ku i vrarë mbeti Dorian Lluka, 29-vjeç dhe u plagos Birbil Lluka, 31 vjeç, banues në Gjirokastër.
Enerik Lluka akuzohet si autor i një konflikti për çështje pronësie mes tij dhe dy vëllezërve Dorian dhe Birbil Lluka. Konflikti me armë me pasojë vdekjen e Dorian Llukës, 29 vjeç ndodhi pasditen e të martës së 22 marsit 2016 në afërsi të fshatit “Andon Poçi”, në aksin nacional Gjirokastër – Kakavije.
Autori i ngjarjes, kushëriri i dytë i tyre, Enerik LLuka, 28 vjeç, ka debatuar me të dy vëllezërit dhe ka qëlluar drejt tyre duke i lënë njërin të vrarë dhe tjetrin të plagosur rëndë.
Një borxh i pashlyer, prej 10 mijë eurosh, duket se ka qenë edhe shkaku i konfliktit mes kushërinjve Lluka.