MENU
klinika

"Mbrojtja e Integritetit të Gjykatës Kushtetuese, detyrë mbi detyrat!"

Meta ‘flet’ me gjuhën e ndërkombëtarëve për Dvoranin

12.12.2019 - 15:59

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar sërish videon ku në qendër të saj janë akuzat ndaj kreut të KED-së Ardian Dvorani, si përgjegjësin kryesor për mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kreu shtetit këtë herë ka zgjedhur që videon ta publikojë në anglisht, ndërsa nënvizon faktin se “Mbrojtja e Integritetit të Gjykatës Kushtetuese, DETYRË MBI DETYRAT!”.

Në spot thuhet se arsyeja e mosngritjes është bllokimi i funksionimit të KED për dy vite, me synim që në krye të saj të ishte Ardian Dvorani. Ky i fundit akuzohet nga presidenca për mungesë transparence, qëllimi i së cilës ishte manipulimit të procesit.

Të dashur miq,
Me kërkesën tuaj po e publikoj dhe në anglisht spotin e parë në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.
Mbrojtja e Integritetit të Gjykatës Kushtetuese, DETYRË MBI DETYRAT!”, shkruan Meta.