MENU
klinika

Kosove

Bllokohet ligji i pagave, Shëndetësia dhe Policia në grevë

13.12.2019 - 08:53

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut, Federata e Sindikatës së Shëndetësisë dhe ajo Policisë së Kosovës kanë planifikuar të mbajnë grevë.

Mediat kosovare raportojnë se greva mbahet për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për bllokimin e ligjit për Pagat.

Grevë dyorëshe në arsim është paralajmëruar të mbahet në çerdhe, në universitete dhe në të dy ndërrimet e mësimit në të gjitha shkollat e Kosovës, me kërkesën drejtuar institucioneve që të punësuarit në arsim dhe gjithë të tjerët pagën e dhjetorit ta marrin bazuar në Ligjin e pagave.

“Greva dyorëshe në çerdhe fillon nga ora 6:30 deri në orën 8:30. Greva në Universitete greva fillon në orën 8 deri në orën 10. Greva në shkollat e Kosovës mbahet në dy orët e para në të dy ndërrimet. Greva dyorëshe në arsim është alarmi i fundit dhe kushdo që punon për të zhgënjyer punëtorët e arsimit, shëndetësisë dhe të policisë së Kosovës duhet ta di se do të përballet me reagimet shumë më radikale sindikale”, thuhet në njoftim.

Ndërsa Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se sot do të mbahet grevë e përgjithshme të tri niveleve të sistemit shëndetësor parësor, dytësor dhe tretësor, me moton “Presim pagat me Ligjin e ri”.

Greva do të mbahet duke filluar nga ora 07:00 deri në ora 15:00, me kërkesën për implementimin e Ligjit për pagat që ka hyrë në fuqi më 1 dhjetor, por dje është pezulluar nga Kushtetuesja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përmbledhja ditore e rajonit

‘Thaçi nuk e ka përkrahjen e popullit’

Renditja/ Indeksi Europian i Shëndetit

Edhe Kosova mund t’i ‘rrëmbejë’ mjekët Shqipërisë


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!