Ka përfunduar pjesa e derbit mes Partizanit dhe Tiranës që po luhet në “Air Albania”, e fiksuar 1-1. Nga një gol për secilën skuadër, një ndeshje e denjë për publikun edhe për spektaklin që po dhurojnë tifozët.
Ishte Tirana që shënoi e para në 8’. Aksion i Torasës në krahun e djathtë, harkim perfekt në shtyllën e dytë për Bathën, i cili me kokë dërgon sferën në rrjetë.
Por pa kaluar as 3 minuta, barazon Partizani. Romero provon nga jashtë zonës, sfera bllokohet nga Lika, më pas provon edhe Solomon, me portierin që e ndal dhe Bardhi për herën e tretë shtyn sferën në rrjetë.
PARTIZANI – TIRANA 1-1
Partizani: Hoxha, Bitri, Boldor, Belica, Idrizaj, Trashi, Romero, Hyseni, Kordeiro, Bardhi, Solomon. Trajner: F. Lerda.
Tirana: Lika, Vangjeli, Muça, Hoxhallari, Doka, Çelhaka, Batha, Halili, Kobina, Torasa, Ngoo. Trajner: E. Egbo.
Kartonë të verdhë: Bitri / Vangjeli
Gjyqtar: Enea Jorgji