MENU
klinika

Prej muajit janar

Top Channel rikthen në ekran spektaklin e njohur

14.12.2019 - 13:05

“Top Channel” ka njoftuar se duke nisur prej muajit janar, do të rikthehet në ekran spektakli i njohur “Top Talent”.

Spektakli sjell sezonin e tij të tretë, i cili do të ketë një numër më të madh konkurrentësh, instrumentistësh, këngëtarësh, kërcimtarësh, interpretuesish në zhanre të ndryshme, prezantuesish dhe gazetarësh brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Si risi e këtij spektakli vjen transmetimi livestream, ku publiku do të jetë aktiv me votat e tyre.

Konkurrentët që do të marrin më shumë vota do të  futen automatikisht si konkurrentë në sezonin e tretë.

Sezoni i ri i “Top Talent” do të sjellë ndryshime edhe në strukturën e programit, në prezantim dhe në emrat e jurisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN