MENU
klinika

Rrezikojnë 3 vjet burg

Goditet gjyqtari në Peqin, FSHF: Të arrestohen autorët!

14.12.2019 - 18:34

Futbollit shqiptar i është shtuar edhe një episode dhune. Ngjarja ndodhi sot në ndeshjen e Kategorisë së Parë, Grupi A, Shkumbini-Dinamo.

Në përfundim të sfidës është dhunuar barbarisht gjyqtari Sokol Bebja nga vendasit, që ka detyruar edhe FSHF-në që të dalë në një deklaratë zyrtare:

“Federata e Futbollit dënon me ashpërsi aktin vandal të dhunimit të arbitrit Sokol Bebja në ndeshjen Shkumbini-Dinamo në qytetin e Peqinit.

FSHF i bën thirrje Policisë së Shtetit të marrë urgjentisht masat për të arrestuar agresorët në fjalë dhe kërkon nxjerrjen e tyre të menjëhershme para ligjit, bazuar në nenin 274/A të Kodit Penal. FSHF garanton se do ta ndjekë deri në fund këtë çështje në të gjitha instancat e drejtësisë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin