15.12.2019 - 17:32
Borussia e Monchegladbachut është thyer në transfertë. Pas eliminimit nga Europa League, Gladbach ka humbur kreun e Bundesligës pas dështimit 2-1 me Wolfsburg.
Ishin vendasit e Wolfsburg ata që realizuan të parët në minutën 13’ me Schlager. Por miqtë futen në lojë në minutën e 15-të me Embolo dhe sfida ishte e hapur.
Kur e mendua se u mbyll në barazim, Wolfsburg shënon golin e fitores në minutën e 91’ me Arnold. Gladbach humb kreun, teksa vendin e parë tashmë e zotëron Leipzig. Mbetet për t’u parë nëse do ta mbajë deri në fund.