MENU
klinika

Pritet të firmoset nga Guvernatori i Kalifornisë

Pacific Gas & Electric arriti një ujdi prej $13.5 miliard

16.12.2019 - 11:15

Pacific Gas & Electric arriti një ujdi prej $13.5 miliard me viktimat e zjarreve të hapura që u shkaktuan si pasojë e pajisjeve të saj difektoze.

Kjo bën që totali i pagesave të ndërmarra si rrjedhojë e tyre nga kompania më e madhe Kaliforniane e shërbimeve të arrijë shumën e $25.5 miliard.

Kjo marrëveshje mund të përshpejtojë daljen e PG&E nga mbrojtja e ligjit për falimentin, duke patur gjithashtu parasysh se kjo marrëveshje do të duhet të firmoset më parë nga Guvernatori i Kalifornisë.