Menjëherë pas shortit të Champions League, janë shortuar edhe 32 skuadrat e Europa League, 24 të kualifikuara nga grupet e këtij kompeticione dhe 8 të ardhura nga Champions.
Me fat ishte Sevilla, që e ka fituar këtë trofe më shumë se asnjë tjetër, ndërsa Arsenal do të duhet të përballojë një ekip të fortë si Olympiacos. Ndërsa Inter dhe Manchester United kanë “peshkuar” rivalë të lehtë në letër.
SHORTI I 1/32 I EUROPA LEAGUE
Wolves – Espanyol
Sporting – Basaksehir
Getafe – Ajax
Leverkusen – Porto
Copenhagen – Celtic
APOEL – Basel
CFR Cluj – Sevilla
Olympiacos – Arsenal
AZ Alkmaar – LASK
Club Brugge – Manchester United
Ludogorets – Inter
Frankfurt-Salzburg
Shakthar Donetsk – Benfica
Wolfsburg – Malmo
Roma – Gent
Rangers – Braga
Ndeshjet e para e fazës me eliminim direkt të Europa League do të luhen më 20 shkurt, ato të kthimit pas një jave, më 27.