MENU
klinika

Nga New York Times

Kush është miliarderi që mund të rrëzojë Trump nga froni?

23.09.2018 - 13:15

Duhet një miliarder për të njohur një miliardier.

Po sikur një miliarder të “rrëzojë” një miliardier?

Kjo ishte teoria e Michael Bloomberg në Konventën Kombëtare Demokratike, ku tallej me Donald Trump. Dhe kjo është ideja që vjen pas ofertës së mundshme të Bloomberg për presidencën në vitin 2020.

Ky ishte një lajm që mund të humbiste lehtë mes të tjerëve.

 

Bloomberg përsëri është duke menduar që të konkurrojë si kandidat nga radhët e Partisë Demokratike. Ajo që shumica e njerëzve thanë kur e dëgjonin ishte: “Oh po, kjo është ajo që duam dhe çfarë Amerika ka nevojë, një tjetër njeri i pasur i bardhë nga Nju Jork.”

Por ata nuk kanë aspak ngjashmëri pothuajse, duke përfshirë edhe aspektin financiar.

Vlera neto e Trump-it vlerësohet të jetë rreth 3 miliardë dollarë, ndërsa e Bloomberg supozohet të jetë 50 miliardë dollarë.

Bloomberg, 76 vjeç, ndoshta nuk ka shumë shanse. Dhe ai nuk është kandidati i përsosur për një parti, zërat më të zhurmshëm të të cilës janë majtas.
Megjithatë “Emri i tij është sinonim i përsosmërisë”, tha kohët e fundit Nancy Pelosi.

Ai duket si një përgjigje ndaj lutjeve për një njeri që do të ishte e kundërta e presidentit. Nëse Michael do të ketë shumë më pak nga cilësitë e Trump ai do të ketë sukses.

Trump nuk do t’i japë dot amerikanëve momente paqeje ndërsa Bloomberg mund t’i qetësojë “deri sa t’i zërë gjumi”.

Bloomberg është i përgatitur sepse presidenca për të nuk do të ishte hera e parë në qeverisje. Ai kaloi 12 vjet, nga viti 2002 deri në vitin 2013, si kryebashkiaku i Nju Jorkut, një qytet i komplikuar me më shumë se 8 milionë banorë.

Trump vepron sipas instikteve. Bloomberg kërkon  më shumë të dhëna. Trump nuk do me të vërtetë të drejtojë, ai do thjesht të shohë “shkëlqim” nga kjo.

Është e vështirë të parashikohet nëse Bloomberg mund të veprojë njësoj sj Trump. A mund të sulmojë republikanët, të pavarurit apo demokratët kur ai vetë është një republikan, i pavarur dhe demokrat? Dhe pse ideologjikisht mund të duket si Trump, ai nuk është. Shumë nga parimet e tij kryesore, idetë pro-imigracionit, pro tregtisë së lirë etj, kanë qenë të paprekura për një kohë të gjatë.

Ai është njeri transparent gjithashtu. Kur  ishte në qeveri, në mënyrë rutinore publikonte ​​deklaratat e tij tatimore, edhe pse pozicioni që kishte atëherë ishte shumë më poshtë presidencës dhe nuk kishte dyshime për shkelje.

Ai ka pasur ankesa për gazetarët, por asnjëherë nuk i ka sulmuar ata. Kurrë nuk do ta bëjë sepse dhe vetë zotëron një kompani mediatike. 

Ai e ndërtoi atë kompani nga e para, pa melodrama. Ndësa Trump hyri në biznesin e pasurive të patundshme, nga babai i tij, i cili i dha dhe i dha hua shuma të mëdha parash.

Bloomberg është shumë i pavendosur në lidhje me rekrutimin e talenteve. Ndërsa Trump është shumë ndryshe.

Ndihmësit kryesorë të Bloomberg thonë se me të, besnikëria është një rrugë me dy rrugë. Me Trump ajo shkon në vetëm një drejtim.

Administrata bashkiake e Bloomberg-t nuk përballej shpesh me skandale etike. Ndërsa për administratën presidenciale të Trump kot që të flasësh…

Dhe edhe pse Bloomberg, gjatë periudhës kur ishte kryebashkiak, hyri shpesh në metro, ai kurrë nuk arriti të duket nëntokë.

Në zgjedhjet e vitit 2016 Amerika mbeti e hutuar se kush duhej, mundej dhe kishte aftësinë për të përfaqësuar amerikanët e klasës së mesme. Shumë prej tyre panë Trump si zgjedhjen e duhur.

Është qesharake: Votuesit republikanë e mbështetën Trump dhe pastaj e akuzuan se ai nuk kishte bërë aq shumë për ta. Votuesit demokratë ndoshta janë më pak të prirur për të mbështetur Bloomberg, por ai ka hedhur shuma të konsiderueshme parash në iniciativa lidhur me kontrollin e armëve, të drejtat e LGBT, ndryshimet klimatike dhe më shumë dhe kjo mund ta ndihmojë atë.

Pra, shumë prej virtyteve që i mungojnë Trump, gjenden tek Bloomberg. Por le të sigurohemi për këtë, para se të jetë vonë…

Frank Bruni ka qenë pjesë e The Times që nga viti 1995 dhe ka bërë një sërë punësh, gazetarin e Shtëpisë së Bardhë, shefin e Byrosë së Romës përpara se të bëhej kolumnist në vitin 2011. Ai është autor i tre librave të famshëm.