Një serial rreth legjendës së futbollit Diego Armando Maradona, i cili do të tranmetohet nga “Amazona Prime”, është duke marrë formë dhe tashmë janë zbuluar edhe emrat e aktorëve, të cilët do të interpretojnë argjentinasin.
“Deadline” publikoi emrat dhe ata janë Nicolas Goldschimdt, Nazareno Casero dhe Juan Palomino. Secili prej tyre do të interpretojë një fazë të ndryshme të jetës së Maradonës: Goldschimdt, vitet e rinisë; Casero, vitet më të suksesshme mes Barcelonës dhe Napolit; Palomino, moshën më aktuale, më kontroverse të futbollistit.
Sezoni i parë i serialit do të ambientohet në Argjentinë, vendlindja e “El Pibe De Oro” dhe ku nisi karrierën e tij. Sezonet e ardhshme do të filmohen në Uruguai, Spanjë, Itali dhe Meksikë.
Seriali televiziv do të tregojë jetën e Maradonës, që nga fëmijëria deri në ditët e sotme, momentet më të paharrueshme të eksperiencës së tij si futbollist në disa skuadra; Boca Juniors, Napoli, Barcellona dhe kombëtaren argjentinase.