MENU
klinika

NBA

Bucks bien pas 18 ndeshjesh, Houston fiton derbin

17.12.2019 - 11:54

Çdo ecuri pozitive e ka një fund. Kështu ka ndodhur në ndeshjen e fundit të Milwaukee Bucks, teksa është mundur 120-116 nga Dallas. Kryesuesit e Konferencës së Lindjes thyhen pas 18 fitoreve radhazi.

Një përballje në përgjithësi e dominuar nga miqtë. Ndeshja dhuroi emocione në fundin e saj, por Antetokounmpo, me 48 pikë e 14 rebound, këtë herë nuk mundi të evitojë humbjen.

Houston nuk përsërit gabimin e dy javëve më parë dhe këtë herë fitoi 109-107 ndaj San Antonio derbin teksan. Spurs e dominuan ndeshjen, madje u shkëputën deri në 25 pikë (Aldridge 19 pikë e 13 rebound), por gabuan në fund.

Houston përmbysi gjithçka në minutat e fundit, duke triumfuar falë 31 pikëve e 10 rebound të Westbrook dhe 28 pikëve të Harden.

Fiton edhe skuadra kampione e Toronto, që mundi me lehtësi 133-113 Cleveland (Siakam 33 pikë), sukses që mban ekipin kanadez në vendet e para në Lindje. Portland mposhti 111-110 Phoenix, sukses që u vendos në sekondat e fundit, ndërsa Memphis triumfoi 118-111 ndaj Miami.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN