Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e ftuar në “News 24” tha se gatishmëria e shtetit shqiptar ndaj tragjedisë së 26 nëntorit ka qenë shumë e madhe.
Xhaçka u shpreh se Forcat e Armatosura janë nisur nga Tirana menjëherë pasi është dhënë kushtrimi dhe se kanë mbërritur në vendngjarje, në Durrës e Thumanë për 1 orë e gjysmë. Sipas Xhaçkës, shpejtësia me të cilën janë nisur forcat e armatosura drejt vendngjarje ka bërë që të shpëtohen 38 jetë njerëzish.
“Ne kem i një bilanc tashmë të qartë të godinave që janë shkatërruar. Padiskutim që paniku vazhdon, sepse për të gjithë ata qytetarë që kanë përjetuar tronditjet e tërmetit dhe kanë krisje muri, ka pasiguri. Vlerësimi është një proces që vazhdon. Autoritetet kanë vepruar në mënyrë korrekte. Ne kemi bërë gjithçka që është e mundur. Ne kemi marrë përsipër të gjithë përgjegjësitë përsipër. Reforma tek Emergjencat ka shërbyer për mirë.
Kam preferuar të mos flas ndaj kritikave, sepse kam menduar se nevoja për të qenë në terren ka qenë shumë e madhe, për të bërë vlerësimin financiar të dëmeve që më pas të fillojë faza e rindërtimitpër të gjithë komunitetin e prekur nga tërmeti. Nuk besoj që ka fatkeqësi natyrore të këtyre përmasave, që gjen të përgatitur asnjë shtet.
Por na ka kapur më të përgatitur seç mund te na kapte një vite apo pesë vite më parë. Forcat e Armatosura kanë qenë për 1 orë e gjysmë nga dhënia e kushtrimit. Ekipet tona të kërkim-shpëtimit kanë shpëtuar 38 persona”, tha Xhaçka.