MENU
klinika

Transparencë e plotë me fondet

Brenda janarit, fatura paraprake e dëmeve

18.12.2019 - 10:49

Brenda muajit janar do të kemi një faturë paraprake të dëmeve nga tërmeti.

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e parë të Këshillit Koordinues të Diasporës vlerësoi kontributin financiar të diasporës, e cila reagoi menjëherë pas tragjedisë së 26 nëntorit.

“Sot vazhdon inspektimi në terren i inxhinierëve tanë dhe të huaj. Ne urojmë që brenda janarit të kemi një faturë paraprake financiare të dëmeve të tërmetit, faturimi është një proces që vazhdon.

Pas kësaj do të fillojë edhe pjesë e vështirë e rindërtimit.

Ne duam që të dalim më të fortë nga kjo situatë dhe falë procesit të rindërtimit të krijojmë një cilësi të re në marrëdhëniet me njerëzit por edhe në marrëdhënie të njerëzve me vendin.

Qysh në sekondën e parë ne patëm konfortin e një mbështetje masive të diasporës, e cila në 30 vitet e transformimit të Shqipërisë ka qenë investitori më i madh në Shqipëri. Askush nuk ka investuar në Shqipëri sesa diaspora shqiptare”- tha Rama.

Më tej, kreu i qeverisë tha se të gjitha fondet e grumbulluara nga diaspora me transparencë të plotë do të shkojnë aty ku janë destinuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN