MENU
klinika

"S’keni të drejtë të ndaloni lirinë e fjalës"

Hakerat ‘Anonymous Albania’ sulmojnë faqet zyrtare të AMA-s dhe AKEP

18.12.2019 - 18:52

Në një kohë kur sot pritet që Kuvendi të miratojë paketën ‘anti-shpifje’ hakerat e njohur ‘Anonymous Albania’ kanë sulmuar faqen zyrtare të AMA-s dhe AKEP.

Hakerat kanë deklaruar se kanë bllokuar faqen e AMA, pasi sipas tyre kjo e fundit nuk ka të drejtë të ndalojë lirinë e fjalës.

Ndërkohë Kur kërkon faqen e web-it të AMA-s del një faqe e bardhë më shënimin; “Është arritur Limiti i burimit”, ku më pas shkruhet “Uebsajti është përkohësisht i paarritshëm për t’iu përgjigjur kërkesës suaj pasi tejkaloi kufirin e burimeve. Ju lutemi provoni përsëri më vonë”. Ndërsa në faqen e web-it të AKEP shkruhet: “Duket se nuk e keni lejen për të hyrë në këtë faqe. 403 Gabim. E ndaluar”.

“#Njoftim

Autoriteti Mediave Audiovizive (AMA)
është sulmuar nga ne sepse AMA pretendon se ka të drejtën të mbyllë mediat edhe ti gjobisë ato. por AMA s’ka asnjë të drejtë të bllokoj faqet online në internet apo edhe të gjobisë ato.
AMA s’ka të drejtë të ndaloj lirin e fjalës, sepse shqipëria është një shtet demokratik!
Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) të tërhiqet nga kjo padrejtësi që po bën qeveria duke kërcënuar gazetarët. Anonymous Albania do të mbrojë lirin e fjalës dhe të drejtat e njeriut në shqipëri. #AnonAlb”, thuhet ne faqen e ‘Anonymous Albania’

foto galeri

foto galeri

foto galeri Kujtojmë se gazetarët protestuan sot para Kuvendit kundër ligjit të ri që pritet të miratohet për mediat online.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN