Çështja “Tahiri” është sjellë sërish në fokus mbrëmjen e sotme, në emisionin “Studio e Hapur” në “News 24”. Analisti dhe drejtori i portalit “Konica.al”, Shpëtim Nazarko u shpreh se palët politike, qoftë të majtë apo të djathtë, janë të rrezikuara para një procesi të pamëshirshëm, i cili është Vettingu.
Ai tha se para sinjaleve të qarta që dha edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, për kapjen e “peshqve të mëdhenj”, në thelb ky mbetet një “stil amerikan”, e përpara këtij mesazhi, klasa politike ka frikë.
Në këtë formë, klasa politike shqiptare, për të dalë të pastër po maskojnë me shashka. Nazarko vuri theksin edhe tek bilancet e kësaj çështje mjaft të zhurmshme, ku nënvizoi se mban kosto politike. Kjo, sipas tij, do të reflektohet në zgjedhje, nësë do ti ulet besueshmëria.