MENU
klinika

Si po votohet?

Kreu i SPAK/ Nis votimi i kandidatëve

19.12.2019 - 15:27

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zgjedhë sot kryetarin e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar, SPAK mes tre kandidatëve që janë betuar sot para Presidentit si anëtarë të kësaj prokurorie. Bëhet fjalë për prokurorët Altin Dumani, Arben Kraja dhe Edvin Kondili.

Mbledhja plenare e KLP ka nisur me deklarimin dhe dorëzimin nga ana e anëtarëve të KLP-së i deklaratave, lidhur me pengesat ligjore dhe konfliktin e interesave në kuadër të procesit të vendimmarrjes për Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme.

Arben Kraja ka paraqitur pranë KLP një kërkesë ku kërkon përjashtimin e anëtarit Tartar Bazaj nga votimi për drejtues të SPAK për konflikt interesi.

Kraja ka pasur dosjen e Bazaj nga ku ka dhënë dorëheqjen nga hetimi administrativ. Anëtarët kanë dhënë mendimin e tyre nëse anëtari i KLP Tartar Bazaj është apo jo në konflikt interesi. Balla dhe Ibrahimi besojnë se ka një konflikt interesi në dukje i Bazaj.

KLP ka kaluar në miratimin e vendimit “Për emërimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar” dhe më tej Kryetari i KLP ka shpjeguar mënyrën e votimit.

KLP ka vendosur një sistem pikëzimi me 7 kritere për secilin kandidat, mënyrë e përdorur edhe në përzgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Anëtarët plotësuan një formular sipas metodologjisë së pikëzimit për secilin kandidat.

Më pas është hedhur në votimin e secilit kandidat sipas rendit alfabetik. Fituesi duhet të ketë 6 vota pro, ndërsa në funksion të vendimmarrjes, kryetari voton i fundit. Dumani është votuar me 4 vota nga Bazaj, Dollapi, Cani dhe Esmeralda Cani.

Anëtarët të cilët votuan pro shpjegojnë pse e kanë votuar Altin Dumani. Tashmë pritet votimi për dy kandidatët e tjerë. Për Arben Kraja votuan pro 6 anëtarë, Beci, Staka, Beluri, Sheshi, Seiti dhe Balla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Do të nisë ҫmontimi i korrupsionit..."

“SPAK”/ Çështjet e ‘nxehta’ po presin shtatorin

"Përgjegjës për të gjitha veprimet"

Kandidati i tretë për SPAK kalon “testin”