26 Nëntori la pasoja dhe në ekonomi. Por qeveria vazhdon të qëndrojë optimiste dhe e vendosur për të mbylllur vitin me objektivat e vendosura.
Ministrja e Financave, Anila Denaj, ka theksuar investimet e huaja direkte kanë kapur shifrën e 1 miliardë euro dhe se vendi ynë ka sektorë tërheqës ku mund të investohet, dhe në raport me rajonin, ka avantazh forcën punëtore në moshë të re.
Gjatë prezantimit të raportit të OECD mbi potencialin, investimet dhe mundësitë e bashkëpunimit që kanë 6 vendet e rajonit, u evidentua fakti se Ballkani Perëndimor ka shumë punë përpara, për të qenë konkurrues me ekonomitë rajonale.Theksi është vendosur tek bashkëpunimi mes tyre, më qëllim që të jenë një paketë e vetme dhe përballë ekonomive të Europës.
“Në jemi takuar me përfaqësues të këtyre gjashtë vendeve të rajonit dhe pavarësisht përpjekve që bëjnë qeveritë për zhvillimin ekonomik asnjë nuk ndodh nëse bizneset nuk bashkëpunojmë, dhe këtu roli i dhomave të biznesit ëhstë kyç. Përpiquni të shikoni potencialet në vendin tuaj dhe potencialet që kanë vendet fqinje, pikat e dobëta dhe pikat e forta, për të bërë kombinimin e tyre. Një mjedis bashkëpunimi mes vendeve do të ishte kryesor për zhvillimin e ekonomisë rajonale”– tha Marzena Kisielwska, Shefe e OECD për Europën Juglindore.
Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD) ka prezantuar gjetjet për secilin vend të rajonit, sa i takon ecurisë së ekonomisë, sektorëve më me potencial, eksporteve dhe ka dhënë rekomandimet përkatëse për secilin shtet.