20.12.2019 - 08:37
Sot, e premte, dt. 20 Dhjetor 2019, priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet por lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Vlorë.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 17 °C
në vendet e ulëta: 10 / 17 °C
në vendet malore: 4 / 11 °C
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.