MENU
klinika

NBA

Përplasje krerësh, Bucks mposht Lakers

20.12.2019 - 11:19

Dy skuadrat kryesuese në dy konferencat e NBA janë përballur me një njëra-tjetrën. Milwaukee Bucks fitoi 111-104 ndaj Los Angeles Lakers.

Një ndeshje spektakolare, ku për Bucks shkëlqeu Giannis Antetokounmpo, që realizoi 34 pikë e 11 rebound. Për Milwaukee mirë u paraqit edhe George Hill me 21 pikë.

Në kahun tjetër, Anthony Davis realizoi 36 pikë e 10 rebound, ndërsa LeBron James një “triple double”, me 21 pikë, 12 rebound e 11 asist, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.

Humbet edhe skuadra tjetër e Los Angeles, ajo e Clippers, që u mund 122-117 nga Houston. Përballje mes dy ekipesh pretendentë në Perëndim, ku teksanët arritën të triumfojnë falë 40 pikëve e 10 rebound të Westbrook.

Ndërsa James Harden realizoi 28 pikë e 10 asist. Një dyshe që e fitoi duelin me atë të Clippers, ku Paul George realizoi 34 pikë e Kawhi Leonard 25 pikë.

Rikthehet te fitorja skuadra e San Antonio, që mundi 118-105 Brooklyn. Miqtë e dominuan ndeshjen shumicën e kohës (Dinwiddie 41 pikë), por në periodën e fundit erdhi përmbysja e Spurs, ku u dallua Patty Mills me 27 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN