MENU
klinika

Shpenzimet mbërrijnë mbi 6 mln euro

Zbrazet fondi rezervë, qeveria shpenzoi paratë

22.12.2019 - 10:03

Qeveria në largim e Kosovës tashmë ka shpenzuar më shumë se 6 milionë euro nga Fondi rezervë i buxhetit për këtë vit.

Ky Fond, sipas ligjit mund të shpenzohet vetëm në raste urgjente dhe të paparashikuara, thotë Radio Evropa e Lirë. Vlera më e madhe e shpenzimeve, sipas të dhënave të publikuara nga qeveria, përfshin çështje të cilat nuk kanë të bëjnë me destinimin e këtij fondi.

Fillimisht, 4.8 milionë euro ishte vlera e ndarë nga buxheti i Kosovë për rezerva shtetërore, por Ministria e Financave, në fund të muajit nëntor, vendosi që t’i marrë edhe 500 mijë euro në Fondin Rezervë.

Këto mjete, më pas, sipas një vendimi të Qeverisë së Kosovës u ndanë në kuadër të ndihmave për Shqipërinë pas tërmetit që la pas më shumë se 50 viktima në njerëz, rreth 1 mijë të lënduar dhe dëme të mëdha materiale.

Ndërkaq 800 mijë euro tjera, mjete të buxhetit, në këtë fond janë tërhequr javën e kaluar, duke arritur kështu shpenzimet në mbi 6 milionë euro. Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit në detyrë të Financave në Qeverinë e Kosovës, tha se tashmë llogaria e Fondit Rezervë është boshatisur.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë