MENU
klinika

Shifra jo premtuese

Sa përqind të tregut shqiptar kontrollojnë fqinjët?

22.12.2019 - 13:49

Afërsisht 7.5% e tregut shqiptar zotërohet nga fqinjët.

Të dhënat e Institutit të Statistikave, INSTAT, tregojnë se në vitin 2018 pjesa e këtyre ndërmarrjeve ndaj shitjeve totale në ekonominë shqiptare pësoi ndryshim negativ duke zbritur në nivelin e 8.1%. Dhe ky ndryshim është pasqyruar dhe në punësim duke shkuar 4.2% të totalit, nga 7.2% që punësonin një vit më parë.

Në të gjithë treguesit, sipërmarrja e huaj në përgjithësi humbi terren në tregun shqiptar gjatë vitit të kaluar. Megjithëse në tërësi edhe numri i bizneseve të huaja vitin e kaluar rezultoi në rënie, përmasat e kësaj rënieje ishin ndjeshëm më të theksuara për ndërmarrjet nga Ballkani Perëndimor.

Në fund të vitit 2018 në Shqipëri vepronin 645 ndërmarrje me pronarë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, 100 më pak krahasuar me vitin 2017.

Bizneset nga rajoni zënë vetëm 10% të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve të huaja, peshë kjo relativisht e ulët, po të kemi parasysh afërsinë gjeografike dhe lidhjet kombëtare që ekzistojnë sidomos me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Këto vende, kutpueshëm, dominojnë në strukturën e ndërmarrjeve nga Rajoni, ku 66% janë kosovare dhe 23% maqedonase.

Ky raport tregon se veprimtaria e bizneseve nga vendet fqinje përqëndrohen në shërbime, në përputhje me strukturën e përgjithshme të ndërmarrjeve në ekonominë shqiptare.

Në përgjithësi, bëhet fjalë për biznese të vogla, me më pak se 9 të punësuar. Nga 645 ndërmarrje me kapital nga rajoni gjithsej, vetëm 5% e tyre punësojnë më shumë se 10 vetë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN