MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A ndikojnë stresi dhe kequshqyerja në vonesat e ciklit menstrual?

24.04.2023 - 08:20

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Unë jam një studente, 19 vjeç. Këtë muaj kam qenë tepër e ngarkuar në shkollë, dhe nuk jam ushqyer siç duhet. A mendoni se më ka ndikuar kjo tek cikli menstrual, sepse më ka ardhur shumë më vonë se zakonisht.

Përgjigjet gjinekologu: Esencialisht, trup i çdo femre është i ndryshëm dhe funksionon ndryshe. Mirëpo, ekzistojnë disa arsye të përgjithshme dhe më të zakonshme që pse keni përjetuar një cikël menstrual të vonuar. Këto janë:

Shtatzënia, shkaktari numër një i një cikli të vonuar, kuptohet që është shtatzënia. Është mirë të bëni një test të shtatzënisë, nëse nuk jeni shtatzënë, atëherë duhet të pritni deri në muajin tjetër për të parë se a keni një cikël normal.

Stresi, në çfarëdo forme dhe lloji, stresi ndikon jashtëzakonisht shumë në shëndetin tonë të përgjithshëm. Dhe padyshim që do të ndikoj edhe tek ndryshimet në hormone dhe në cikël. Nëse përjetoni një cikël të vonuar, atëherë kjo është një sinjal nga trupi që t’i kushtoni rëndësi vetës dhe të i merrni gjërat më shtruar.

Cista në vezore, Pa dyshim që cistat në vezore janë një çrregullim dhe jo balancim  hormonal që ndodh tek gratë që qojnë deri tek një cikël i vonuar tek gratë nga mosha 18 e deri 44 vjeç. Kjo gjendje  ndodh kur një grua prodhon më shumë hormone mashkullore sesa femërore. Nuk ka shërim, por duhet gjithmonë të kontrolloheni tek gjinekologu/gjinekologia dhe të konsultoheni më të.

Ushtrime të tepërta, ushtrimet janë të nevojshme për një shëndet të mirë, por ne e dimë që në asgjë nuk duhet tepruar. Edhe ushtrimet e tepërta, e sidomos pa mbështetje të ushqimit me proteina bënë që gratë të përjetojnë cikël të vonuar. 

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.