“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Më dhembin vazhdimisht kyçet e duarve. Si shpjegohet kjo?
Përgjigjet reumatologu: Gratë janë më të predispozuara të preken nga sëmundjet degjenerative krahasuar me burrat, duke qenë se kockat, nyjet dhe kërcinjtë tek gratë konsumohen më shpejt. Kjo mund të shkaktohet nga mosbalancimi i hormoneve dhe mungesa e kalciumit, siç mund të jetë gjithashtu një çrregullim i trashëguar.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim