MENU
klinika

Horoskopi, 23 Dhjetor 2019

Dashi

Mos prisni që të jeni plot energji këtë të hënë. Ka gjasa që aktivietet e shumta që mund të keni kryer gjatë fundjavës t’ju bëjnë të ndiheni të lodhur këtë të hënë. Do të keni nevojë për t’u relaksuar, ndaj rekomandohet të gjeni kohën për këtë, në mënyrë që të rifitoni energjitë.

Demi

Nuk është e nevojshme ta nxirrni veten përtej kufijve tuaj. Nëse mendoni se nuk mund ta përballoni një detyrë të caktuar, mos hezitoni të kundërshtoni. Sa i përket aspektit personal, parashikohet një ditë e zakonshme.

Binjaket

Ekziston mundësia që të vijoni ende të mendoni për fundjavën e këndshme që kaluat. Do të ishte e udhës të përqëndroheni në punë dhe të mos neglizhoni. Rekomandohet që pasdite të bëni shëtitje, pasi do t’ju ndikojë mirë si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht.

Gaforrja

Jeni të gatshëm t’i riktheheni punë dhe do të ndiheni të mbushur plot energji. Pasdite do t’i përkushtoheni partneres/partnerit tuaj duke kaluar momente romantikr me të. Nëse keni ndërmend t’i shprehni diçka është ditë e përshtatshme për ta realizuar.

Luani

Ekziston mundësia të ndiheni të përgjumur këtë të hënë. Mund të kaloni një ditë të lodhshme dhe monotone. Megjithatë kjo nuk do të thotë se nuk do të jeni produktiv. Madje mund të realizoni ato çfarë kishit planifikuar.

Virgjeresha

Pas një fundjave tejet emocionuese, do të keni dëshirë që edhe këtë të hënë t’ia dedikoni vetes suaj. Ndiqni intuitën dhe mos humbisni asnjë shans. Nëse dikush ju bën një ftesë të rëndësishme, mos hezitoni të ktheni përgjigje pozitive.

Peshorja

Përshtatuni me ambjentin që ju rrethon. Tregoni durim dhe mos e shpërfillni dashurinë që mund të shfaqin ndaj jush. Gjithashtu, mos nënvlerësoni vlerat tuaja, por tregohuni të guximshëm për të ecur përpara.

Akrepi

Mos u tregoni të ashpër ndaj vetes. Ekziston mundësi të përjetoni probleme financiare, por nuk mund të dorëzoheni menjëherë. Krijoni mundësinë për t’u ringritur sërish.

Shigjetari

Të lindurit e kësaj shenje nuk duhet të alarmohen nëse kohët e fundit janë përballur me konfuzion. Nuk është e nevojshme të shqetësoheni duke ngritur pyetje të padobishme. Sa i përket lidhjes në çift, sot mund të ndiheni ndryshe lidhur me partnerin/partneren tuaj.

Bricjapi

Do të keni energji më shumë se të gjitha shenjat e tjera sot. Përdoreni këtë në avantazhin tuaj kryesisht. Dikush pranë jush do të ketë nevojë për ndihmën tuaj.

Ujori

Ndodh shpesh herë që disa prej jush të fokusohen tek marrëdhëniet mes njerëzve. Ju i vlerësoni marrëdhëniet që keni dhe preferoni t’i qëndroni besnik atyre. Kjo ndodh më së shumti ngaqë jeni natyre e rezervuar dhe nuk hapeni lehtësisht me njerëz të ndryshëm.

Peshqit

Ju i dini shumë mirë limitet tuaja dhe nuk preferoni t’i kaloni ato. Kështu do të ndodhë edhe sot, teksa mund të përballeni me një debat në punë. Në lidhje me marrëdhënien në çift, ka gjasa të kaloni një pasdite emocionuese.