MENU
klinika

Reagimi i Kurtit për Mini-Shengenin

“Rruga nga Beogradi për në Tiranë kalon nga Prishtina”

23.12.2019 - 14:34

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me nismën për Shengenin Ballkanik, që mbajti samitin e tretë në Tiranë ditën e djeshme.

Në një status në rrjetet sociale, Kurti shprehet se rruga nga Beogradi në Tiranë kalon nëpër Prishtinë dhe se tashmë Kosova ka nevojë për më shumë bashkëpunim jo konfrontim.

“Parimet e gjithëpërfshirjes dhe reciprocitetit duhet të udhëheqin iniciativat rajonale. Rruga nga Beogradi për në Tiranë kalon nëpër Prishtinë. Ne jemi dhe gjithmonë do të jemi një popull dhe askush nuk mund të qëndrojë mes nesh. Ne kemi nevojë për më shumë bashkëpunim jo konfrontim!”– shkruan Albin Kurti.

Ndërkohë ditën e djeshme kryeministri Rama deklaroi se do të bisedonte sërish me Kurtin për Shengenin Ballkanik sapo të krijohet qeveria e re.

Ndërkohë reagoi për bojkotin e Kosovës duke thënë se tashmë është koha që të mos e harrojmë të shkuarën por të mos mbetemi peng i saj dhe e vetmja mënyrë zhvillimi dhe suksei i rajonit është bashkëpunimi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë mendon Maqedonia e Veriut?

“Mini-Shengeni”/ “Pa Kosovën nuk ka sukses”


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!