MENU
klinika

Përgjigjet psikologu

Po bie nga pesha dhe nuk më zë gjumi natën. Çfarë duhet të bëj?

23.12.2019 - 16:52

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Nuk kam uri dhe po bie nga pesha, nuk më zë gjumi natën. Çfarë duhet të bëj?

Përgjigjet psikologu: Simptomat  tuaja lidhen me depresionin. Depresioni është një sëmundje e cila e bën njeriun të ndjehet keq, i mërzitur dhe i pashpresë për shumë kohë. Është një ndjenjë ndryshe nga ndjenjat e merzitjes së zakonshme, duke ju lodhur dhe hequr të gjitha energjitë. Njerëzit që vuajnë nga depresioni duhet të kurohen me medikamente, konsulta, ose kombinim i të dyjave. Depresioni nuk kurohet domosdoshmërisht me antidepresantë. Disa kurohen me rregullatorë të humorit, të tjerëve u duhen antipsikotikë, ndërsa të tjerëve nuk u nevojiten fare medikamente.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim