Ndonëse i ka kaluar 32 vitet, Lionel Messi po mbetet po aq i rëndësishëm për Barcelonën, që kërkon të rinovojë me yllin argjentinas.
Babai i tij, Jorge, ka thënë se i biri do të nënshkruajë kontratën e re në rast se klubi do të nënshkruajë me 4 lojtarë që do në skuadër. Një kusht i vështirë për t’u plotësuar, por kur je në kategorinë e Messit mund të bësh kërkesa të tilla.
“Dario GOL” shkruan se argjentinasi u ka kërkuar drejtuesve të klubit të nënshkruajnë me një mbrojtës të ri. Ai nuk është i kënaqur me qendrën e ekipit dhe dëshiron njërin prej Milan Skriniar dhe Kalidou Koulibaly në skuadër.
“Pleshti” nuk është i kënaqur as me krahun e djathtë të mbrojtjes dhe i ka rekomanduar klubit Joshua Kimmich të Bayern Munchen. Sergio Busquets nuk mund të jetë i përjetshëm, prandaj ylli i ekipit dëshiron një tjetër mesfushor me tipare mbrojtëse.
Emri i tij nuk është zbuluar ende nga mediet, ndërsa për sulmin Messi preferon Kylian Mbappe. Argjentinasi po mendon për të ardhmen dhe do të shohë klubin e tij në majë të botës.