MENU
klinika

Një nga drejtuesit e lëvizjes studentore

Ndahet nga jeta ish-gazetari i njohur

24.12.2019 - 08:59

Ndahet nga jeta ish-gazetari dhe diplomati Myftar Gjana. Ai do të përcillet për në banesën e fundit ditën e sotme në orën 13:00.

Gjana ishte një nga drejtuesit kryesor të Lëvizjes studentore në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe pjesëmarrës në grevën e urisë së shkurtit 91′.

Ai ka qenë mjaft aktiv në krijimin e Partisë Demokratike në rrethin e Kukësit.

Gjana ka botuar edhe disa vëllime me poezi si dhe ka përkthyer vepra të kolosëve si Eric Fromm, Hannah Arendt, Oscar Wilde apo Samuel Huntigton.

  • Vepra të autorit

Elipsi i humbjes, poezi, 1993

-Sa një pasthirrmë kam jetuar, poezi, 1995

-Sa një pasthirrmë kam jetuar, poezi, ribotim i përmirësuar, 1997

-Njeriu në sferë – 2006

  • Përkthime:

-Arti i të dashuruarit, Erich Fromm, 1997

-Origjinat e totalitarizmit, politologji, Hannah Arendt, 2001

-Poezi të zgjedhura, David Lourens, 2002

-Ese të zgjedhura, estetikë, Oscar Ëilde, 1998

-Konflikti i qytetërimeve, politologji, Samuel Huntington, 2002