25.12.2019 - 08:29
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ditën e sotme e mërkurë, dt.25 Dhjetor 2019, nuk priten reshje në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar Veriun, ku mund të ketë reshje të dobëta gjatë pasdites.
Ekziston mundësia që të ketë reshje të dobëta dëbore, më të mundshme në Verilindje.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 13 °C;
në vendet e ulëta: 5 / 10 °C;
në vendet malore: -1 / 3 °C;
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet për momente të shkurtra deri e fortë.