MENU
klinika

Kësti i 12-të

Buxheti 2020/ 1 miliard lekë për ish-të përndjekurit

25.12.2019 - 13:25

Qeveria ka parashikuar një fond prej 1 miliard lekësh për dëmshpërblimin financiar për ish të përndjekurit politik të regjimit komunist.

Ndërkohë ministria e Financave dhe Ekonomisë ka nisur në fillim të këtij muaji edhe procedurën e pagesës së këstit të dymbëdhjetë për kategorinë e subjekteve përfituese parësore si dhe po kryen pagesën e këstit të tretë për kategorinë e subjekteve përfituese joparësore.

Dhënia e dëmshpërblimit financiar nga shteti shqiptar për ish të dënuarit politikë të regjimit komunist, të mbetur gjallë, për familjarët e viktimave të ekzekutuara dhe personat e internuar ose të dëbuar në kampe, është një angazhim i shtetit demokratik në dënimin e krimeve të regjimit totalitar komunist dhe garantimin për ta të një jete më të mirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria parësore e ish-të dënuarve politikë

Çelet kësti i 11-të, 55 milionë lekë