MENU
klinika

Formula 4

Një shqiptar, kampion në automobilizëm

24.09.2018 - 10:22

Në shumë disiplina sportive shqiptarët po arrijnë suksese, sidomos në artet marciale, ndërsa nuk ishte menduar ndonjëherë që një shqiptar të ishte kaq I suksesshëm në garat e automobilizmit.

Piloti 18-vjeçar Lirim Zendeli është tashmë zyrtarisht kampion i Formula 4, teksa në garën e fundit atë të Hockenhemiring në Gjermani, arriti të fitojë garën, duke e mbyllur sezonin kështu me një rekord.

Ndonëse ishte shpallur kampion gjashtë javë para përfundimit të kampionatit,  të dielën pasdite talenti shqiptar i Formula 4, arriti një tjetër sukses, duke fituar 10 nga 20 garat e këtij kampionati.

Ky është një rekord për pilotin shqiptar, por edhe për ekipin e tij, US Racing – CHRS  që drejtohet nga Ralf Schumacher, vëllai i Michael Schumacher, gjithashtu ish-pilot i Formula 1. Në garën e ditës së diel, Lirim Zendeli e nisi garën nga vendi i tetë, por në fund arriti të kalonte të gjithë kundërshtarët duke rrëmbyer vendin e parë.

lirim zendeli
lirim zendeli

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN