MENU
klinika

Situata emergjente!

Amortizimi i çatisë në Shkollën e Mollasit, rrezik serioz për nxënësit

24.09.2018 - 10:14

Fshati Mollas, pjesë e Bashkisë Kolonjë, ka shfaqur kohët e fundit problematikën kryesore sa i takon arsimit.

E vetmja shkollë që operon në këtë fsha dhe shërben si shkollë edhe për nxënësit nga 6 fshatrat etjera Skorovot, Qinam , Vodicë etj , gjendet përballë kushteve mjaft të vështira dhe amortizimit të çatisë e cila çdo ditë po kthehet në rrezik serioz për nxënësit.

Rreth 80 nxënësit që e frekuentojnë këtë institucion , për shkak të amortizimit, janë të dëtyruar që një pjesë të mësimit ta zhvillojnë në klasa të bashkuara. Pavarësisht se investimet në këtë zonë duhet të kishin qenë primare, shkolla ka mbetur prej vitesh në harresë e në mëshirë të agjentëve atmosfeikë.

Amortizimi nuk ka prekur vetëm se çatinë, por edhe disa nga klasat në të cilat është e pamundur të zhvillohet rregullisht procesi mësimor.

Mungesa e ngrohjes në pragun e fillimit të stinës me shira dhe amortizimi në shallë të lartë, pritet të bëjë të vështirë mësimdhënien në këtë shkollë. Pjesa e djathtë e çatisë rrezikon shembjen, e ka sjellë për pasojë mbylljen e katër klasave.

Prej muajsh tashmë mjetet për fillimin e punime qëndrojnë në pluhur, ndërkohë që reagimet nga organet e pushtetit lokal kanë munguar totalisht. Për drejtuesit ndërhyrja duhet të jëtë e menjëhërshme, pasi rrezikon shëmbjen e për rrjedhojë mund të sjellë lëndim të të miturve. Ata i bëjnë apel pushtetit vendor të hedhë sytë nga shkolla e bashkuar e Mollasit dhe të ndërhyjë në mënyrë urgjente.

L.S

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit