MENU
klinika

Detajet

Berisha dënohet nga gjykata për shpifje ndaj kryeministrit Rama

27.12.2019 - 13:44

Kryeministri Edi Rama ka fituar një tjetër betejë për shpifje, këtë herë ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha. Rama ka fituar çështjen ndaj Berishës i cili është dënuar nga Gjykata Civile e Tiranës me 5 milionë lekë (të vjetra) gjobë, për shpifje në vitin 2018.

Postimi që shkruante Berisha një vit më parë për të cilin u gjobit sot nga Gjykata e Tiranës.

Të dashur miq, kohët e fundit jo vetëm qeveri të vendeve kryesore të Bashkimit Europian por dhe vet Parlamenti Europian dhe më në fund edhe Komisioni Europian janë deklaruar hapas kundër diskutimit për hapjen e negociatave me Shqipërinë për shkak të krimit të organizuar në nivelet më të larta të pushtetit, me fjalë të tjera për shkak të familjeve mafioze Rama-Xhafa-Balla-Tahiri.

Sqaroj këtu se vetëm 6 muaj më parë Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian i rekomanduan Keshillit të Ministrave të Bashkimit Europian që u mblodh me 28 qershor 2018, hapjen pa kushte të negociatave me Shqipërine por ky propozim u hodh poshtë unanimisht në Samitin e BE për shkak të lidhjeve të qeveritarëve me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

berisha-konica.al

Kurse sot, në më pak se 4 muaj pas vendimit të ministrave të jashtëm të BE, kanë ndryshuar qëndrim edhe Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian.Kjo sepse kalbësira kundërmoi anë e mbane si Kakisto dhe Kallam Dështaku dhe suita e tij përfaqësojnë për Europën më të keqen dhe sepse familjet mafioze Rama-Xhafa-Balla-Tahiri janë vënë në hetim ndërkombëtar jo nga një por një seri agjensish të disa vendeve partnere. Shqiptarët nuk meritojnë të qeverisen nga kakisto-të banda e tyre kriminale ndaj duhet t’i përmbysin një minutë e më parë.

Këtu më poshtë keni një artikull që tregon vënien nën hetim të Taulant Bego/Yaris/ Hoxha/Gjura/Jaupi etj etj. sb Gjermania lëshon ‘bombën’. Po verifikojmë Taulant BallënSkandalet e Taulant Ballës nuk duket se kanë mbetur brenda kufirit shtetëror. Ato kanë ngjallur interesin e pesë deputetëve tê Bundestagut gjerman, të cilët i përkasin CDU, partisë së kancelares Angela Merkel.

Burime diplomatike kanë bërë të ditur se, këta të fundit i janë drejtuar javën e shkuar me shkresë qeverisë federale, specifikisht Ministrisë së Punëve të Jashtme (Ausëartiges Amt), por edhe agjencive të tjera me kërkesë për informacion specifik nëse ka të dhëna mbi përfshirjen e Taulant Ballës me malavitën e Shqipërisë me degëzimet e saj në Europë.

berisha-konica.al

Shkak u bë prezantimi i Ballës gjithandej në krah të Edi Ramës edhe në takimin me kancelaren Merkel, gjatë vizitës zyrtare në Berlin në fund të prillit të këtij viti. Kjo sipas tyre, në dritën e skandaleve Bego e Rraja, ku Balla raportohet i përfshirë personalisht si dhe të fotove të tij me narkotrafikantë të dyshuar.

Afati i përgjigjes është sipas rregullit gjerman 15 nëntori. Mbetet në gjykimin e deputetëve nëse informacionet e marra do t‘i bëjnë publike apo jo.

Vizita e Ramës në Berlin u shoqërua me incidente të ndryshme. Në Komisionin për Çështje Europiane të Bundestagut u konfrontua me akuza se ai qëndronte pas sulmeve mediatike kundër personit e familjes së kryetarit të Komisionit Gunther Krichbaum.

Rama e humbi vetëkontrollin e u çua në këmbe duke bërtitur ‘lie, lie’ (gënjeshtër, gënjeshtër) çka çoi në mbylljen e parakohshme të mbledhjes. Incidenti kulmor ishte bojkoti nga deputetët e Bundestagut te darkës që Rama shtroi në China Club. Arsyet e rrjedhura ne shtyp ishin superluksi, çmimet si dhe sinjali diplomatik i padëshiruar. Por arsyet reale kane qenë të tjera.

Gjatë kësaj vizite Merkel ka qenë e prerë për mbrojtjen parlamentare që Rama i kishte dhënë Saimir Tahirit.”