MENU
klinika

"Si një mik shumë i afërt..."

Meta letër urimi Ramush Haradinajt

27.12.2019 - 14:10

Në prag të festës së ndërrimit të moteve, presidenti Ilir Meta i ka përcjellë një letër urimi kryeministrit në largim Ramush Haradinaj.

Vetë Haradinaj postoi kartolinën në faqen e tij në facebook.

“Me urimet më të mira për Vitin e Ri 2020 nga z. Meta, si President i Shqipërisë, por edhe si një mik shumë i afërt i imi, pata kënaqësinë si çdoherë që edhe përmes kësaj letre të marrë edhe njëherë konfirmimin nga ana e tij për gatishmërinë që dy shtetet tona të ndërtojnë dhe fuqizojnë lidhjet, në të mirën e përbashkët të qytetarëve tanë.

Faleminderit z. Meta. Urimet tona më të mira edhe për ju dhe Shtetin tuaj! RH”

Mbrëmjen e djeshme i ftuar në një nga emisionet shqiptare, Meta i doli në krah Haradinajt të cilin Rama e quajti gënjeshtar.