MENU
klinika

"Nuk ka prova për shpërdorim detyre"

Kallëzimi i PD-së/ Prokuroria e Tiranës: Të pushohet çështja për Arta Markun

27.12.2019 - 19:18

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar që të pushohet çështja ndaj ish-kryeprokurores Arta Marku, e paditur nga opozita për shpërdorim detyre.

Organi i akuzës nuk ka arritur që të mbledhë prova të mjaftueshme që vërtetojnë se Marku ka ndërhyrë në mënyrë aktive për dështimin e hetimeve ndaj Saimir Tahiri duke transferuar prokurorë në rrethe dhe atyre që u vunë në hetim disiplinor. Vendimi për të pushuar çështjen ose jo do të merret gjatë ditëve në vijim nga Gjykata e Tiranës.

Partia Demokratike depozitoi një vit më parë një kallëzim penal kundër Kryeprokurores Arta Marku me akuzën për shpërdorim detyre. Kallëzimin në Prokurori e depozituan në prokurorinë e Tiranës, kryetarët e grupeve parlamentare PD- LSI, Spaho dhe Vasili.

Prokurorët për të cilët u vendos hetim disiplinor:
Olsian Çela, (sot kryeprokuror) Sonila Muhametaj, Besim Hajdarmataj, Përparim Kullurin, Behar Dibrën, Arenc Çelën, Edvin Kondilin, Pranvera Pustinën, Eugen Beçin dhe Blerim Tominajn

Prokurorët e transferuar në rrethe:
Olsian Çela- Transferohet në Berat;
Sonila Muhametaj- Transferohet në Pukë;
Besim Hajdarmataj-Transferohet në Pogradec;