MENU
klinika

"Shumë shpejt do të kenë një strehë të re"

Festë e dhurata për fëmijët e prekur nga tërmeti, flet Xhaçka

28.12.2019 - 14:37

Ndonëse ata kaluan momente paniku pas tërmetit të 26 nëntorit, dita e sotme për fëmijët e strehuar në hotelet në Durrës ka qenë festë.

foto galeri

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka së bashku me fëmijë të ushtarakëve, kanë menduar që të argëtojnë me këngë dhe valle vogëlushët, ndërsa kanë shpërndarë dhe dhurata për ta.

foto galeri

Ministrja tha se procesi për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara ka nisur e së afërmi fëmijët dhe familjet e tyre do të kenë një strehë të re.

foto galeri

“E lumtur që bashkë me fëmijët e ushtarakëve, të cilët ndjekin kurset e artit dhe të sportit pranë Ministrisë së Mbrojtjes, sollëm buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve të prekur nga tërmeti, një pjesë e të cilëve janë strehuar në një nga hotelet e zonës së Golemit.

foto galeri

Artistët e vegjël kishin përgatitur një program festiv për bashkëmoshatarët e tyre, ndërsa djemtë e futbollit i dhuruan topa shumë prej fëmijëve.

foto galeri

Faleminderit edhe nxënësve të “Edith Durham”, të cilët na u bashkuan sërish për të shpërndarë pako me dhurata dhe materiale shkollore.

foto galeri

Procesi për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara ka nisur e së afërmi fëmijët dhe familjet e tyre do të kenë një strehë të re.

foto galeri

#ShqipëriSolidare??”.
“Procesi për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara ka nisur e së afërmi fëmijët dhe familjet e tyre do të kenë një strehë të re. shkruan në ‘Facebook’ Xhaçka.