MENU
klinika

Ruçi përshëndet miratimin

Ligji për simbolet kombëtare në Mal të Zi, një hap drejt konsolidimit

28.12.2019 - 22:12

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi përshëndeti sot miratimin e ligjit për përdorimin e simboleve kombëtare nga Kuvendi i Malit të Zi.

“Ligji i sapomiratuar u garanton njësive administrative ku shqiptarët përbëjnë 5 përqind të popullsisë të drejtën e përdorimit të flamurit kombëtar me rastin e festës kombëtare. Përdorimi i simboleve kombëtare është një e drejtë thelbësore etnike dhe politike në demokracinë liberale.

Me miratimin e këtij ligji, fqinji dhe partneri ynë, Mali i Zi, shënon një hap domethënës drejt konsolidimit të të drejtave të të gjithë qytetarëve, përfshirë pakicat etnike, në një shoqëri multietnike.

I shpreh falenderimin dhe mirënjohjen time kolegut Brajović dhe deputetëve të Kuvendit që votuan këtë ligji. Një përgëzim të veçantë meritojnë partitë shqiptare dhe deputetët shqiptarë për përpjekjet e tyre për miratimin e këtij ligji.

Kjo është një provë tjetër e kontributit të shqiptarëve si një faktor paqeje, stabiliteti dhe kohezioni në rajon.”, shkruan në mesazhin e tij përshëndetës Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN