Ata morën vëmendjen e të gjithëve në martesën e xhaxhait të Princit Harry në fillim të këtij viti. Dhe kur Princi George dhe Princesha Charlotte luajtën rolin e shoqëruesve të nuses të shtunën, të gjithë sytë ishin përsëri nga ata.
Pesëvjeçari George dukej i mrekullueshëm i veshur me një këmishë të bardhë të kombinuar me pantallona blu, shkruan DailyMail.
Ai buzëqeshte gjatë gjithë kohës ndërsa së bashku me shokët luante një lojë marshi para fillimit të ceremonisë.
Ndërsa trevjeçarja Charlotte dukej po ashtu bukur në një fustan të bardhë me tuba të kaltër dhe një tufë lule që mbante në dorë. Të shoqëruar nga prindërit e tyre Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, fëmijët dukeshin të ngazëllyer që morën pjesë në martesën e Sophie Carter, një nga mikeshat më të mira të Kate Middleton, dasma e së cilës u organizua në Kishën e Shën Andreë në Letheringsett, Norfolk.
Vëllai i Kate, James dhe prindërit e tyre Michael dhe Carole Middleton, të cilët e kanë njohur të gjithë Sophien që kur ajo ishte një nxënëse, ishin gjithashtu atje, por motra e madhe e familjes, Pippa, për shkak imediat, mungonte.