MENU
klinika

3 objektivat e 2020-ës

Rama: Asnjë nuk do të kalojë Vitin e Ri në çadër

30.12.2019 - 12:36

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e komitetit të Rindërtimit prezantoi 3 objektivat.

– Asnjë nuk do të lejojmë që të kalojë Vitin e Ri në çadër. Me fillimin e pranverës të nisim të bëjmë spostimin e familjeve që jetojnë në fshat në çadra në shtëpitë e reja.

-Spitalet, qendrat shëndetësore, shkollat duhet të ndërtohen brenda 9 mujorit. Viti i ri shkollor për fëmijët që kanë humbur shkollën e tyre duhet të nisë në shkolla të reja, shumë të mira se ato që kishim para tërmetit.

-Lagjet e reja brenda 6 mujorit të parë ti kemi në kantier. Natyrisht do të kërkojë më shumë kohë por objektivi është që deri në fund të vitit 2021 të kenë filluar në pjesën më të madhe akomodimet e banorëve që sot janë me qera në zonën urbane në apartamente të reja.

Gjithashtu u bë transparencë dhe sa i takon donacioneve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN