MENU
klinika

“Më kanë lënduar shumë kosovarë”

Shengeni ballkanik/ Rama: Kosova nuk dëmtohet aspak

30.12.2019 - 18:26

Kryeministri Edi Rama në mesazhin e tij për shqiptarët një ditë para Vitit të ri 2020, ka folur edhe për nismën e Mini Shengenit ballkanik.

Rama tha se është lënduar nga komentet negative të shumë shqiptarëve të Kosovës.

“Më kanë lënduar shumë kosovarë, miq të kësaj faqe. Unë për asgjë nuk e tradhtoj për asgjë në botë popullin tim. Kur them popullin tim, them Shqipëria e Kosova. Kur them njerëzit e mi, them edhe për Kosovën. Unë tradhtar? Po kur, vëllezër e motra nga Kosova, kurrë nuk kam qenë e jam. Ky është një proces politik dhe ndërkombëtar. Mesa duket të tjerët kanë një veti që unë nuk e kam. Ata kanë rolin për të bërë shqiptarin, bëjnë rrenën patriotike kundër “shkjaut”. Por koha nuk është me ta. Shengeni rajonal nuk është Jugosllavi e re, sic thonë ata që nuk bëjnë dot qeveri as me dy parti. Këtë e thonë ata që nuk dinë të bëjnë qeveri, sepse zihen për karrige. Kanë sjellë edhe në Tiranë njerëz, duke mbushur njerëzit me rrena patriotike. Liderët në Kosovë po ia marrin fytyrën para europianëve dhe amerikanëve, pa të cilët Kosova nuk do ishte e pavarur. Politikanët në Kosovë luftojnë për vete. Unë nuk harroj krimet dhe jam kundër krimeve të regjimit të Milloshevicit. Ata që thonë se unë paskam dashur deri të ndaj Kosovën, janë njerëz që duan veç interesin vetjak. Ky është një helm patriotik që hidhet nga persona që duhet të bëjnë më shumë për Kosovën”, tha Rama.

Edi Rama shtoi se Kosova nuk dëmtohet aspak nga Mini Shengeni ballkanik, duke nënvizuar se ka rënë dakord me presidentin serb që Kosova mos të përfshihet në asnjë lloj diskutimi.

“Shengeni rajonal është rruga e vetme për Shqipërinë dhe Kosovën që të thyejnë barrierën kufitare mes vetes, për njerëzit, mallrat, shërbimet dhe kapitalet. Shengeni nuk sjell asnjë ndryshim në raport me Kosovën dhe as në raportet e Shqipërisë me Serbinë.  Shengeni ballkanik ka pozitivitete në ekonomi. Unë kam arritur ta bindë presidentin e Serbisë që nuk ka asnjë përfitim në raport me Kosovën. Nga Shengeni, nuk ka asnjë dëm për Kosovën. Nuk kam dëgjuar asnjë fjalë racionale për Shengenin, që mbështetet nga Europa e SHBA. Nuk mund të flitet më si në luftë, pasi lufta ka mbaruar, e tani është koha e politikës. Madje, Shengeni ndihmon Shqipërinë dhe Kosovën drejt proceseve të tjera euro-atlantike”, deklaroi Rama.