MENU
klinika

Mentor Nazarko

Berisha e sheh LSI-në si fondamentale që PD-ja të kthehet në pushtet

28.08.2017 - 16:17

Editorialisti Mentor Nazarko, i ftuar në rubrikën “Opinion” në ‘News24’, ka shprehur mendimin e tij lidhur me kabinetin e ri qeveritar ‘Rama 2’ si dhe rolin e LSI-së dhe PD-së në opozitë.

Nazarko gjatë fjalës së tij, ka komentuar specifikisht pozicionin politik aktual të Bashës, duke theksuar se ‘Basha në presionin e kritikëve të vet ka dhënë kuptimin se edhe mund të tërhiqet nga marrëveshja me Ramën.’

“Deri tani Basha nuk është tërhequr plotësisht, pasi ka arsyet e veta, siç është mosndryshimi i kodit zgjedhor. Basha gjendet para dilemave të mëdha.

Afër tij gjendet Sali Berisha që e sheh LSI-në si fondamentale që PD-ja të kthehet në pushtet.

Sot LSI-ja ka një makineri elektorale perfekte, madje më të madhe se PS-ja. LSI-ja ka një situatë hermafrodite. Pra Metën president që kërkon të ketë qetësi politike dhe Kryemadhin në krye të partisë”, u shpreh Nazarko.