24.09.2018 - 14:11
Mazhoranca zhvilloi seancën parlamentare ku në rend dite ishin edhe ligji i magjistraturës dhe ndryshimet në Kodin Rrugor, ndërkohë që opozita prezanton platformën për çlirimin e ekonomisë.
Në mungesë të kuorumit, votimi është shtyrë sërish pasi të dyja kanë nevojë për shumicë të cilësuar.
Është e disata herë që shumica shtyn votimin për ligjin e magjistratëve të rinj edhe pse ka kërkuar dhe ka bërë përpjekje për aleanca brenda opozitës.