MENU
klinika

E-Albania

Tani këto 13 shërbime do të ofrohen vetëm online!

01.01.2020 - 09:23

Nga dita e sotme, janë të paktën 13 shërbime që do të ofrohen vetëm online, sipas një urdhri të Ministrisë së Drejtësisë.

Bëhet fjalë për aplikim për ekspert gjykate, vërtetim për ekspert gjykate vlerësim i ekspertëve në gjykata që janë pjesë e Ministrisë së Drejtësisë.

Ndërkaq lidhur me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve përmes E-Albania do të sigurohet vërtetim hyrje-dalje nga burgu, vërtetim i periudhës së burgut, vërtetim i gjendjes gjyqësorë. Tek Agjencia e Trajtimit të Pronave janë dy dokumente që do të sigurohen online :ankesë dhe trajtim i dosjes me specialistin përkatës pranë ATP-së, si dhe aplikim për statusin dhe problematikat e shqyrtimit të dosjes.

Për Agjencinë e Mbikëqyrjes së Falimentit aplikim për licencimin e administratorëve të falimentit dhe aplikim për rinovimin e licencës së administratorëve të falimentit.

Nga Drejtoria e Përgjithshme e përmbarimit përmes E Albania do të sigurohet aplikim për vërtetimin e detyrimeve përmbarimore kurse për QBZ shitjet online të botimeve të QBZ dhe abonimet vjetore për botimet e QBZ do të sigurohen nga faqja online e Qendrës së Publikimeve Zyrtare.

Urdhri ngarkon Sekretarin e Përgjithshëm, si dhe drejtuesit e institucioneve të varësisë së përcaktuar në këtë urdhër, të cilët lëshojnë dokumente që janë shoqëruese për aplikimet që do të jenë vetëm on-line, të aplikojnë menjëherë për t’u pajisur me nënshkrim elektronik, nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania.